Seanca plenare/ Merret masë disiplinore për disa deputetë të opozitës, Nokës dhe Vokshit i ndalohet fjala për sot

Nënkryetarja e paralamentit, Ermonela Felaj ka bërë me dije se sipas rregullores së Kuvendit, lexoi masën disiplinore për disa deputetë të opozitës. Felaj tha se kjo masë, me vërejtje, vlen për deputeten Dhurata Çupi, Ina Zhupa, Simir Koreshi, Edmond Spaho, dhe përe deputetin Çela. Felaj shtoi se për deputetin Flamur Noka dhe deputeten Albana Vokshi i heq të drejtën për të folur në seancën e sotme.

Sipas Felajt kjo masë u mor pasi kanë ndërhyrë gjatë gjithë kohër kur po fliste ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe kanë cënuar deri dhe nderin dhe dinjitetin e një kolegu.


Shtuar 15.07.2024 21:46