Seanca plenare, deputetët e opozitës hyjnë në Kuvend, bllokohet sërish puna e Parlamentit

Edhe sot puna e seancës plenare është bllokuar nga deputetët tashmë të bashkuar të Bardhit dhe Berishës.

Deputetët demokratë janë reshtuar para foltores me pankarta në duar, teksa vijojnë t’i bien bilbilave.

Nga ana tjetër  deputetët e Bashës dhe ai vetë kanë kërkuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Por për shkak të vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Rama ia ka deleguar ministres Spiropalii zhvillimin e Interpelancës. Vendim i cili nuk është pranuar nga deputetët demokratë.

Ndërsa ditën e sotme në Kuvend është rikthyer edhe ligji për Bastet i cili u tërhoq nga vetë socialistët në seancën e 8 shkurtit./albeu.com


Shtuar 15.02.2024 10:08