Seanca për shkarkimin e Metës, reagon Balla: Mbështeti forca politike dhe nxiti dhunë

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ishte i pranishëm ditën e sotme në seancën e Gjykatës Kushtetuese, ku në rend dite është shkarkimi i presidentit, Ilir Meta.

Si përfaqësues i Kuvendit, Balla u shpreh gjatë seancës së presidenti fillimisht ka shkelur funksionon e tij kryesor, që është ai i unitetit.

“Ne vende demokratike Presidenti ka një funksion unitar, gjë e cila është shkelur hapur nga presidenti ynë, duke marrë pjesë në fushatë dhe duke sulmuar institucionet kushtetuese. Presidenti ka nxitur dhunë, vënia në lëvizje e shkarkimit të presidentit në vetvete nuk është një procedurë në shkelje të ligjit.

Kuvendi synon të dënojë personin që abuzoi me pozicionin e presidentit dhe jo postin në vetvete. Kushtetuta parashikon që presidenti të përfaqësoj unitetin e vendit. Praktika e shkarkimit është një  mekanizëm për të ndëshkuar presidentin në rast se ka shkelje që parashikohet në ligj. Rezulton se në të gjitha daljen e tij presidenti ka mbajtur qëndrim politik”, tha Balla. /albeu.com


Shtuar 1.02.2022 14:07