Rama paralajmëron shkarkimin e Metës

Kryeministri Edi Rama ka komentuat veprimet e Presidentit Ilir Meta. Në një intervistë televizive, Rama paralajmëron shkarkimin e tij nëse pas 25 Prillit do të marrë mandatin e tretë.

Kreu i qeverisë e cilësoi kreun e shtetit si personazh qesharak me të cilin do të merren pas përfundimit të procesit zgjedhor.
“Presidenti shkarkohet me 2/3 e parlamentit, më pas shkon në Kushtetuese dhe gjykata me një tjetër kuorum atje duhet të….Ne jemi tani në një proces zgjedhor, me përfundimin e procesit zgjedhor, sigurisht ne do të ulemi dhe do të shikojmë cfarë do të bëjmë me këtë lloj personazhi qesharak dhe turpërues për të gjith Shqipërinë tha Rama.

Shtuar 21.04.2021 11:04