Seanca maratonë, opozita bën lëvizjen e radhës, Rama mbërrin në Kuvend

Ndërsa pritet të nisë seanca maratonë me debat për çështjen McGonigal, deputetë e opozitës  kanë kërkuar ndarjen e seancës maratonë, një pjesë do të jetë për mocionin me debat dhe pjesa tjetër për pyetje-përgjigje ndaj kryeministrit Edi Rama.

Mësohet se tashmë kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend, ku pritet t’u japë përgjigje, pyetjeve të opozitës në lidhje me skandalin McGonigal.

Në fillim të seancës pritet që deputetet e opozitës të marrin fjalën dhe të kërkojnë ndryshimin e rendit të ditës. Do prezantohet mendimi dhe më pas do të hidhet në votim kërkesa, me shumë gjasa do rrëzohet nga mazhoranca.

 


Shtuar 2.03.2023 10:17