Së shpejti shtëpia e refugjatëve ukrainas! Kjo është rezidenca me vlerë 150 milionë paund e Abramovich (FOTO LAJM)

Falë një propozimi të qeverisë britanike, rezidenca prej 150 milionë paund e Roman Abramovich në Kensington, së shpejti mund të jetë shtëpia e refugjatëve ukrainas.

Burimet e kabinetit kanë zbuluar se sekretari i nivelit të lartë, Michael Gove, ka paraqitur idenë për të strehuar viktimat e pastrehë të luftës në shtëpitë luksoze të oligarkëve rusë.

Të lidhura

None found

“The Sun” shkruan se javën e kaluar, 55-vjeçari i sanksionuar ka nxjerrë në shitje rezidencën e tij me 15 dhoma gjumi me një çmim prej 150 milionë paund. Kjo shtëpi dikur përdorej si ambasadë ruse.

Ndërkohë një apartament i tij në një ndërtesë 37-katëshe me vlerë rreth 30 milionë paund, tashmë është sekuestruar. Por jo vetëm kaq, pasi edhe një shtëpi gjashtëkatëshe në sheshin Eaton, të cilën ai e bleu për 28 milionë paund, gjithashtu është sekuestruar.

Nga ana tjetër, Britanisë së Madhe dhe BE-së mund t’i duhet të mirëpresin 15 milionë refugjatë ukrainas, nëse presidenti rus, Vladimir Putin, vazhdon fushatën e tij të përgjakshme të territorit.

Kombet e Bashkuara kanë frikë se numri i njerëzve të zhvendosur nga pushtimi gjithnjë e më brutal, do të jetë tre herë më i lartë se sa pritej.

Kjo vjen pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se do të nisë Skemën e Spornsorizimit Lokal për Ukrainën.

“Pas pushtimit të Ukrainës, qeveria po linçon një skemë të re sponsorizimi për t’u siguruar që ukrainasit që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre të kenë një rrugë të sigurt në MB”, thuhet në faqen e internetit të qeverisë.

Gjithashtu u tha se britanikët që ofrojnë shtëpitë e tyre për ukrainasit, do të marrin një pagesë “falënderimi” prej 350 paund në muaj.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet