“S’e ha unë që shkove për t’i dhënë mesazhe nga familja”/ Arjan Konomi përplasje me kunatën e Selin: Ka shpëtuar prej teje

Arjan Konomi mendon se eliminimi i Greta Kazazit nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, i bën mirë Selin Bollatit. Teksa ish-banorja ishte e ftuar në studionin e “Fan Club”, opinionisti iu drejtua duke i thënë se ajo nuk duhej të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke e ditur që është edhe kunata e saj.

Sipas Konomit, Greta nuk ka hyrë për t’i dhënë mesazhe nga familja. Ish-banorja u shpreh se të dyja janë vajza të televizionit dhe kjo është një mundësi shumë e mirë që nuk duhet të lihet pas dore.

Arjan: Nëse “Big Brother” ishte një gjë intelegjente të ishin dy kunata të ishin brenda në një reality show, mendoj të isha në vendin tënd nuk do të hyja aty ku është kunata. Pse? Për çfarë? Për të krijuar një rivalitet. Se nuk e ha unë që shkove për t’i dhënë mesazhe nga familja, atë nuk dua ta besoj. E mos ma thuaj se do më mërzisësh

Arjan: Nuk e kuptoj se pse duhej të shkoje në një spektakël. Dalja jote i bën mirë Selin, domethënë ajo ka shpëtuar prej teje, se ndërkohë që duhej të merrej me Mirin, Gimbon dhe të tjerët, kishte dhe merakun tënd se si do dukej çdo fjalë dhe marrëdhënia. Ti e ke menduar ndonjëherë që nuk duhej të hyje fare në “Big Brother”?

Greta: Po e kam menduar, por secila është futur për veten e vet. Ne të dyja jemi vajza të televizionit, fati jonë që na erdhi oferta të dyjave. Sipas meje, është një shans shumë i mirë në jetë që nuk duhet me e lënë pas dore. E pse jo, unë kam karrierën time, ambiciet e mia.

Arjan: Edhe egoizëm shumë i madh

Greta: Jo, se të dyja kemi riskun tonë në fund të ditës

Arjan: Po të kishit shkuar të dyja afër finales, kush e di ca do kishim parë

Greta: Secila ka fitimet e veta, rrugëtimet e veta.


Shtuar 15.03.2026 18:31