Sazani prej tri ditësh në flakë/ Zhupa: Sezoni turistik hapet me zjarre strategjike

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka denoncuar keqmenaxhimin e situatës së zjarreve në ishullin e Sazanit, ku prej tri ditësh, flakët po djegin pisha shekullore dhe pemë të tjera.

“E hapim sezonin turistik me zjarre strategjike, që jo rastësisht bien aty ku duhet të fshehin gjurmë krimi ose të ndërtojnë toka të reja për investitorët tuaj strategjik.

Në dështim të plotë të menaxhimin, Ministria e Mbrojtjes, nga katër helikopterë, dy i ka në Poloni, një e ka në Itali dhe një në Farkë se ka rrjedhje vaji. Kjo është eficenca e një shteti që ka dështuar në mënyrë ulëritëse”, tha Zhupa në fjalën e saj në kuvend.


Shtuar 6.06.2022 19:48