Sazan Guri: Jam dakord me krijimin e shtetit Bektashi

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “7pa5” në ekranin e Vizion Plus, ambientalisti Sazan Guri, është dakord me planin për krijimin “Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi” në Tiranë.

Guri tha se është dakord me kryeministrin Edi Rama, i cili ka pohuar planet me qëllim “promovimin e një islami tolerant me të cilin Shqipëria do të krenohet”.

Ndër të tjera, Guri tha se mali i Tomorrit është qendra e botës, ndërsa bektashizmi është e vetmja fe që vë flamurin shqiptar në institucionet e veta.

Sazan Guri: E di që shumë njerëz do më kundërshtojnë, e di shumë mirë. Unë jam ndër të paktët raste që jam me kryeministrin. Nuk e kërkon dot besimi mysliman që e ka qendrën diku tjetër ose besimi kristian që e ka qendërn diku tjetër, besimi katolik e ka qendërn në Romë. I vetmi besim që ka një qendër, që quhet qendër këtu në Shqipëi…për mua nuk është një shenjë madhështie, historike apo edhe turistike dhe shpirtërore. Për mua është gjëja më e vyer që unë e kam menduar vetë.

E them kur vijnë këtu në Berat, siç keni ju Vatikanin ne kemi bektashizmin sepse bektashizmi është qendër shpirtërore, natyrore. I vetmi besim që vë flamurin shqiptar në institucionet e veta është feja bektashiane. Unë jam bektashi nga babai, nënë e kam myslimane. Gruan e kam ortodoks,e por bektashizmi ka atë lloj ndërmjetësimi, një besim i ndërmjetëm midis ortodoksisë, katolikëve dhe myslimanëve. Është fe natyrore. Fakti që ka zgjedhur Tomorrin…male ka plot të larta, por u zgjodh mali më i bukur në botë, qendra e botës që është Tomorri.


Shtuar 24.09.2024 15:00