Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka humbur apelin e tij kundër dënimit me burg për korrupsion.
Megjithatë, Gjykata e Apelit në Paris vendosi që ai mund ta kryente kohën e tij të mbetur në arrest shtëpie.
Në vitin 2021 Sarkozy u dënua me tre vjet burg pasi u akuzua për përpjekje për të ndikuar një gjyqtar në një çështje të veçantë.
68-vjeçari ishte ish-presidenti i parë francez që mori një dënim me burg.
Pas vendimit të së mërkurës, avokatja e Sarkozy tha se ajo do të nisë një sfidë të re me Gjykatën e Kasacionit, një nga autoritetet më të larta të Francës.
“Nicolas Sarkozy është i pafajshëm,” tha avokatja Jacqueline Laffont. “Ne do t’i shkojmë kësaj deri në fund.”
Ish-presidenti është dënuar për përpjekje për të marrë informacion nga një gjyqtar i lartë në vitin 2014, pasi ai kishte lënë detyrën.
Rasti u përqëndrua në bisedat telefonike midis Sarkozy dhe avokatit të tij në atë kohë që u incizuan nga policia. Prokurorët e bindën gjykatën se Sarkozy i ofroi gjyqtarit një punë prestigjioze në Monako në këmbim të informacionit rreth hetimeve në fushatën e tij të vitit 2007.
Gjyqtari dhe avokati në fjalë u dënuan gjithashtu me tre vjet burg, dy prej tyre me kusht./Albeu.com./