Sapo ishte kthyer nga Anglia! Ky është Sokol Çelaj, 58-vjeçari që u ekzekutua mes natës në Malësi të Madhe (FOTO LAJM)

Ky është shtetasi që u qëllua me 8 plumba mbrëmjen e djeshme në fshatin Reç, në Malësi të Madhe.

Viktima është shtetasi Sokol Çelaj, 58-vjeç, i cili fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plumbave dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ai ka qenë në një mjet tip Benz ML së bashku me bashkëshorten e tij në momentin që një person ka qëlluar në drejtim të tyre.

Viktima kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia, ku jetonte prej 25 vitesh. Mësohet se 58-vjeçarit i është zënë pritë në afërsi të banesës së tij. Sapo është futur në një rrugë të pa asfaltuar, një person i ka dalë para dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Bashkëshortja e tij është shprehur se një person doli nga pylli dhe qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre. Policia po vijon hetimet për gjetjen e autorit. /albeu.com/

 


Shtuar 27.08.2021 08:49