Santiana Maloku konfirmon ndarjen nga Patrisi: Gjithçka ka marrë fund

Santiana Maloku ka konfirmuar publikisht se historia e saj e dashurisë me Patrisin ka përfunduar, duke i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar kohët e fundit për jetën e saj private.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” foli për herë të parë për statusin e saj sentimental gjatë një interviste për Prive by Liberta Spahiu, në eventin e organizuar nga Maison de Parfum në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Teksa u pyet për planet e saj të verës, Santiana zbuloi se pushimet do t’i kalojë pa partner.

“Unë në pushime shkoj vetë, ose me nanën, se tash jam single”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi se lajmet e publikuara më herët për lidhjen e saj kanë qenë të sakta në atë periudhë, por se marrëdhënia ka marrë fund.

“Lajmet kanë qenë të vërteta në momentin kur i keni publikuar ju, por tani nuk janë më. Po, ka përfunduar gjithçka. Tash jam single”, deklaroi Santiana.

Me këtë prononcim, ajo konfirmoi zyrtarisht ndarjen nga Patrisi dhe sqaroi njëherë e mirë statusin e saj aktual.

Sa i përket angazhimeve profesionale, Santiana bëri të ditur se do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit “Robi plaket kur don vet”, ku prej disa sezonesh bashkëpunon me Robert Berishën.


Shtuar më 27.07.2026 11:21

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş