Sanksionet ndaj Rusisë godasin shitjen e Chelsea-s, “The Times” zbulon detajet

Times raporton se ekziston frika se e gjithë shitja mund të shembet sepse Roman Abramovich dëshiron të rikuperojë kredinë prej 1.6 miliardë funte që i ka dhënë klubit.

Në fillim të procesit, Abramovich tha se nuk do të kërkonte të shlyhej kredia.

Por klubi javën e kaluar informoi qeverinë se duan të ristrukturojnë mënyrën se si do të bëhet shitja. Ata tani duan që të paguhet borxhi nga Fordstam Ltd ndaj Camberley International Investments – por organizata e fundit duket se është e lidhur me Abramovich në çdo rast.

 

 

Kjo ka çuar në “shqetësime të mëdha” se qeveria dhe të gjitha palët ofertuese do të duhet të fillojnë nga e para, duke qenë se ky është një ndryshim material në shitje.

Duket një lidhje e drejtë nga oferta e propozuar e Todd Boehly për Camberley International Investments, që do të thotë se Abramovich po merr para nga marrëveshja në formën e shlyerjes së kredisë së tij. Kjo ishte vija e kuqe e qeverisë në këtë marrëveshje dhe është e vështirë të shihet se si mund ta lejojnë atë të vazhdojë nëse është kështu.