Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dalë në një koneferncë për mediat, për të folur në lidhje me masat që do të merren më 6 dhjetor, kur do të mbahet samiti i BE me vendet e rajonit në Tiranë.
Rrumbullaku bëri me dije se protesta e paralajmëruar nga opozita nuk do të lejohet brenda perimetrit të sigurisë. Në këtë zonë, tha ai, do të lejohen vetëm pjesëmarrësit në samit dhe gazetarët.
Të lidhura
None found
“Me këtë rast siguria e 32 delegacioneve shtetërore dhe gjithë personalitetet VIP, na imopon të vëmë sigurinë kombëtare mbi dëshirën gjeografike për të protestuar. Policia nuk e ndalon protestën e paralajmëruar, por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë”, tha kreu i Policisë.
