Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë në Japoni për samitin e G7, ka thënë një zyrtar ukrainas i sigurisë për televizionin shtetëror sipas një raporti të Reuters.
“Gjëra shumë të rëndësishme do të vendosen atje dhe prandaj presidenti ynë do të marrë pjesë, që është absolutisht thelbësore për të mbrojtur interesat tona,” tha Oleksiy Danilov, një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë për televizionin shtetëror.
G7 këtë vit është ndoshta më saktë një samit i G15.
Vendi pritës, Japonia ka zgjeruar listën e ftesave për të përfshirë Australinë, Indinë, Brazilin, Korenë e Jugut, Vietnamin, Indonezinë, Komoret (që përfaqësojnë Bashkimin Afrikan) dhe Ishujt Kuk (që përfaqësojnë Forumin e Ishujve të Paqësorit).
Ndër qëllimet e kryeministrit Fumio Kishida për samitin janë shfaqja e një “fronti të bashkuar” për pushtimin rus të Ukrainës dhe reagimi ndaj shfaqjes në rritje të forcës ushtarake të Kinës në Paqësorin Indo./Albeu.com/