Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell ka deklaruar për mediat se samiti i BE-BP në Tiranë, tregoi se Shqipëria ishte mikpritëse e vërtetë.
Ai shtoi se e ardhmja e Ballkanit është në union. Po ashtu, Borell zbuloi se 27 liderët ranë dakord për marrëveshjen e dokumentit final. Borrell tha se samiti i djeshëm përçoi mesazhe të forta përmes deklaratës me 32 pika, ndërsa vë në dukje edhe traditën e Shqipërisë, atë të mikpritjes.
“E ardhmja e Ballkanit është në union. Ramë dakord të gjithë për dokumentin final. Shqipëria tregoi se është një mikëpritëse shumë e mirë”, tha Borell.
Ditën e djeshme, u zhvillua samiti i BE-së në Tiranë, ku të ftuar ishin 27 liderë./albeu.com