Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Samiti drejtohet nga Rama dhe Varhelyi

Në Tiranë këtë të enjte do të zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimor, që do të bëjë bashkë të gjithë liderit e rajonit.

Shqipëria do të jetë mikpritësja e samitit të radhës i cili zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku pjesë do të jenë shqiptar drejtuesit më të lartë të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

Ndërkohë drejtuesit e Samitit do të jenë kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Ky Samit është shumë i rëndësishëm pasi vjen vetëm 2 javë para vendimit të pritshëm në Bruksel për nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa pritet të miratohet një deklaratë e Përbashkët e Liderëve për të vazhduar axhendën evropiane, takimi do të vazhdojë me një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama, dhe komisionerit për zgjerim, Varheli.

Më pas liderët në një drekë pune do të diskutojnë për rimëkëmbjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor pas pademisë.


Shtuar 10.06.2021 08:23