Samiti BE-Ballkani Perëndimor, asnjë mesazh për anëtarësimin e Shqipërisë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor këtë të mërkurë në Bruksel u mbyll me një deklaratë të përbashkët në fokus të të cilës janë përpjestimi i anëtarësimit të vendeve të rajonit, rritja e investimeve nga ana e BE-së dhe siguria kibernetike.

Megjithë pritshmëritë, asnjë mesazh i qartë nuk erdhi për Shqipërinë dhe qëndrimin e Greqisë për të bllokuar hapjen e grup-kapitujve të parë për shkak të çështjes Beleri.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë deklaratës për shtyp u shpreh se unioni dëshiron hapjen sa më të shpejtë të kapitujve negociues me Shqipërinë por pa dhënë një datë të caktuar.

“Ne duam të hapim sa më shpejt të jetë e mundur negociatat e anëtarësimit për të ashtuquajturin grup themelor të parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Von der Leyen.

Po ashtu dhe president i Këshillit Europian, Charles Michel i pyetur për veton e Greqisë la pak shpresa për zgjidhjen e ngërçit.

“Unë jam në favor për zgjerimin dhe në favor për hapjen e kapitujve me Shqipërinë, por nuk mund të flas për vendet që vendosin. Neser do të kemi një debat me vendet anëtare. Unë mendoj dhe shpresoj që ti kalojmë vështirësitë”, deklaroi Michel.

Gjatë momenteve të fotos familjare, të liderëve të rajonit dhe atyre europian, kryeministri Edi Rama u pa duke diskutuar për pak caste me homologun grek.

Nuk dihet për cfarë diskutuan dy kryemnistrat ndërsa vendimi përfundimtar për hapjen e grupkapitujve i takon këshillit europian i cili do të mblidhet të enjten.


Shtuar 13.12.2023 22:00