“BE e paaftë”, Rama: Ne do të arrijmë aty, shekullin tjetër është e sigurt

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar BE-në të paaftë për të nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetëm për shkak të Bullgarisë. Ai u shpreh se kjo e sotmja do të jetë një ditë historike në kuptimin e keq të fjalës, duke shtuar se i vjen keq për BE-në. Më tej shtoi se e priste një gjë të tillë.

“I thashë nuk jam i frustruar, thjesht më vjen  keq për BE. Në këtë drejtim jam i frustruar me BE. Nuk është sekret që unë e kam më përzemër BE se Vuçiç. Të shohësh një BE të paaftë, që lë peng Shqipërinë dhe RMV për Bullgarinë është ditë historike. Historike në kuptimin e keq. Pati shumë përgëzime dhe të gjithë thanë se ndjeheshin keq që nuk po realizonin nisjen e negociatave. Nga ana tjetër, ne do të vazhdojmë, Mendoj se në Oher ju thashë, disa vjet më parë, data e takimeve të Këshillit të BE ishin më të rëndësishmet se dita ime e lindjes. Në fund të fundit, ata kanë një problem shumë më të madh sesa ne, sepse ju duhet të kenë përgjegjësi shumë më të mëdha. Ne do të arrijmë aty, shekullin tjetër është e sigurt. Duhet të bëjmë punën tonë, me reforma dhe të jemi në pozitën ku të thonë është faji I tyre, jo i yni. Nuk prisja asgjë tjetër nga ajo që mora këtu 100% asnjë surprizë. Kishte pak shpresë dje, lexojeni në anglisht jo nga propaganda serbe, tha Rama./albeu.com

Shtuar 23.06.2022 15:29