Salmonela në vezët “Kinder Surprise”, nëna rrëfen tmerrin: Vajza vetëm flinte gjumë dhe kishte temperaturë të lartë

Rastet e salmonelës, të cilat janë raportuar kryesisht te fëmijët që kanë konsumuar vezët “Kinder Surprise”, kanë sjellë shqetësim në të gjithë Europën, përfshirë dhe vendin tonë.

Në Britani, një nënë raportoi në llogarinë e saj në Facebook simptomat e vajzës së saj trevjeçare, pasi kishte konsumuar më parë një nga produktet e çokollatës Kinder.

Të lidhura

None found

Sipas Charlotte Wingfield, e vogla Brooklyn May ka qenë shumë keq, me temperatura të lartë dhe nga 24 orë që ka dita, 21 i kalonte në gjumë.

“Brooklyn-Mai ka qenë kaq keq që kur e mora nga çerdhja të hënën. Duke qenë se isha shumë sëmurë javën e kaluar, nuk mendova asgjë për këtë veçse mund të kishte një virozë. Kjo derisa ajo fjeti 21 nga 24 orë në vijim dhe e zinte ghumi ndërsa po bënte gjëra. Temperatura i shkoi në 39 gradë dhe u përpoqa ta qetësoja. E kuptova që diçka nuk shkonte me të, kështu që fola me mjekun e përgjithshëm, i cili më përshkroi një liste të problemeve që mund të kishte. U largova nga spitali sërish duke menduar se ka ndonjë virozë. Por më pas, pasi pashë lajmet, kuptova se ajo e kishte nga salmonela në vezët Kinder që hëngri disa ditë më parë. Ju lutem, kontrolloni çokollatat Kinder”, shkruan nëna në Facebook.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişUltrabetonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet