Salman Rushdie jashtë rrezikut për jetën pas sulmit me thikë, del nga intubimi dhe është në gjendje të flasë

Autori Salman Rushdie është i është hequr oksigjeni dhe është në gjendje të flasë sërish, dy ditë pasi u godit me thikë.

Rushdie, 75 vjeç, u sulmua teksa fliste në një ngjarje në shtetin e Nju Jorkut dhe ishte në gjendje kritike.

Agjenti i tij, Andreë Ëylie, konfirmoi lajmin për mediat amerikane, por më parë kishte thënë se autori mund të humbasë njërin sy.

Rushdie është përballur me vite të tëra me kërcënime me vdekje për romanin e tij “Vargjet Satanike”, të cilin disa muslimanë e shohin si blasfemi.

Personi i akuzuar për sulmin u deklarua i pafajshëm për tentativë vrasje të shtunën dhe është lënë në paraburgim pa lirim me kusht.

Hadi Matar, 24 vjeç, akuzohet se ka dalë në skenë dhe ka goditur me thikë Rushdie të paktën 10 herë në fytyrë, qafë dhe bark. Pas sulmit, Ëylie tha se zoti Rushdie kishte pësuar ndërprerje të nervave në njërin krah, dëmtim të mëlçisë së tij dhe ka të ngjarë të humbasë një sy.

Ndërsa gjendja e fundit e autorit nuk është dihet ende, disa kolegë shkrimtarë dhe studiues postuan në Tëitter lehtësimin e tyre kur zbuluan se romancieri tani ishte në gjendje të fliste./albeu.com