Salianji zhvilloi takim në Korçë, reagon Spaho: Disponoj fotot nga takimet që “mitrolozi pa fishekë” u përpoq të zhvillonte

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka sulmuar ashpër deputetin Ervin Salianji pas një reagimi që ky i fundit kishte bërë më parë.

Spaho u shpreh se disponon fotografi nga takimi i zhvilluar i Salianjit, dhe sipas tij, ata janë më keq se pakicë.

Reagimi i Edmond Spahos:

Kryesia e Deges se PD Korce reagoi ndaj statusit tim te djeshem me nje fleterrufe te shkruar nga mitrolozi, ku perpiqen te “hedhin” poshte te verteten qe ju kam thene qe ata jane me keq se pakice.

Une disponoj fotot nga te dy takimet qe mitrolozi pa fisheke u perpoq te zhvillonte.

I bej thirrje mitrolozit te beje publike emrat e pjesmarresve ne mbledhjet e Kryesive ne Korce e Maliq meqenese paskan mbajtur edhe protokoll.

Ne se nuk i kane emrat jua jap une.

Edhe nje here mirupafshim ne 11 Dhjetor ne Kuvendin e te ardhmes se PDSH, ku do shihni zjarrin e vertete te strukturave te PD te Qarkut Korce./albeu.com/