Salianji takon anëtarët e kryesisë së degës Korçë: Më 18 dhjetor, Kuvendi përbashkues i PD-së

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka zhvilluar sot një takim me anëtarët e kryesisë së PD-së dega Korçë.

Përmes një statusi në Facebook, Salinaji ka shprehur mirënjohje ndaj tyre që arritën të merrnin rezultatin më të mirë edhe se në 2009.

Më tej në postim, deputeti demokrat shkruan se 18 dhjetori do të mblidhet Kuvendi Kombëtar përbashkues i PD-së.

Postimi i Salianjit:

Mbledhje kryesie e Partisë Demokratike dega Korçë!

Mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të drejtuesve të Grupseksioneve dhe seksioneve, çdo demokrati që përballë çdo represioni shtetëror, joshje qeveritare apo kërcënimi arritën të marrin rezultatin më të mirë dhe se 2009!

Në 18 Dhjetor Kuvendi Kombëtar përbashkues i PDSh./albeu.com


Shtuar 20.11.2021 19:24