Salianji del para kullës në Tiranë: Qeveria arreston qytetarë për një mur rrethues, por nuk sheh këtë gradacelë me kate pa leje

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka dalë në një deklaratë për media, në lidhje me ndërtimet pa leje në vend, duke thënë se shteti “mbyll sytë” para gradacelave dhe fu në burg qytetarë për ndërtimin e një muri rrethues apo një koteci.

“I jam drejtuar qeverisë për informacion se sa është numri i subjekteve të paligjshme që kanë shkelur lejen e ndërtimit. Numri i rasteve të ndërtimeve të paligjshme, a janë marrë administrative apo a janë kallëzuar penalisht zyrtarë?

Sot pas më shumë se 2 javësh qeveria ende nuk e ka një përgjigje sepse është tërësisht e kapur dhe e pafuqishme dhe ligji nuk është i barabartë për të gjithë.

Qindra qytetarë janë arrestuar për ndërtime në shtëpitë e tyre. Qeveria ndjek penalisht çdo qytetar të pamundur në këtë vend, nga ana tjetër këtu shikojeni pak përballë institucioneve më të rëndësishme, ku kalojnë ministra, drejtuesit e policisë së Shtetit, kjo është leja e miratuar nga Rama KKT 26 kate. Ky ndërtim shikoni sa ka shkuar. A ka mundësi që ky ndërtim në mes të Tiranës, një grataçelë të bëhet pa bekimin e qeverisë. Sot po e pyes zyrtarisht a e ka çuar dhe referuar në prokurori IKMT dhe policia e Shtetit? Do të jem bashkë me ju në ndërtesa të tjera në Tiranë, në përbindësha betoni që kanë marrë dhe shtetin në kontroll duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Sot ndërtime si ky duhet të kishin miliona euro gjobë. Nga ana tjetër ndërtuesi apo pronari i këtij duhet të ishte para përgjegjësisë penale. Qeveria e ka mbyllur gojën sepse nuk ka asnjë përgjigje. Do vazhdojmë të denoncojmë në vende të tjera se ku qeveria favorizon duke vendosur dyfytyrësinë dhe jo barazinë para ligjit”.


Shtuar 27.09.2022 11:51