Sali Berisha: Për Ballukun duhet të ishte lëshuar urdhër arresti, po prish provat ditë e natë në bashkëpunim me aparatin e Këshillit të Ministrave (VIDEO)

Këtë të mërkurë, në një prononcim për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehet se Belinda Balluku, duhet të ishte arrestuar për të gjitha aferat që ajo ka bërë.

Berisha është shprehur se; Balluku po bën çdo përpjekje për të prishur provat dhe këtë po e bën në bashkëpunim me anëtarë të Këshillit të Ministrave.

Sipas tij, SPAK dhe GJKKO nuk kanë shkelur ligjin me pezullimin e Ballukut nga detyra, por kanë shkur për faktin që nuk kanë lëshuar ndaj saj masë arresti.

“Gjykata Speciale dhe Prokuroria në vlerësimet e tyre nuk kanë shkelur asnjë ligj me kërkesën që kanë bërë për pezullimin nga detyra. Po, ata kanë shkelur me dy këmbë ligjin me mos kualifikimin e veprës grup i strukturuar kriminal dhe lëshimin e urdhër arresteve për Lubi Ballukun, që po vazhdon të prishë provat ditë e natë në bashkëpunim me aparatin e këshillit të ministrave, sipas burimeve anonime. Ata që marrin në mbrojtje, ata që pretendojnë se po ndërhyhet në pushtetet e njëri tjetrit ata janë të paritur (te lahet me para)”, u shpreh kreu demokrat Sali Berisha.

 


Shtuar 26.11.2025 13:48