Sali Berisha nuk tërhiqet: Njofton referendumin për shkarkimin e Bashës më 18 dhjetor!

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ndërmend të tërhiqet nga nisma e tij për të shkarkuar Lulzim Bashën nga kreu i PD.

Pas Kuvendit të 11 dhjetorit ku Berisha mblodhi 4934 delegatë dhe shkarkoi me shumicë votash kryedemokratit, Berisha ka lajmëruar referendumin që do të mbahet në ditën kur Basha do të mbajë Kuvendin e tij Kombëtar.

“Referendum për ratifikimin  e vendimit Nr.6 për shkarkimin e Lulzim Bashës. Data e Referendumit: 18 dhjetor. Orari i votimit: 08:00- 17:00…”-njofton Berisha.

POSTIMI NË FACEBOOK:

Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike njofton:

“Referendum për ratifikimin  e vendimit Nr.6 për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Data e Referendumit: 18 dhjetor. Orari I votimit: 08:00- 17:00.

Të gjithë të bashkuar me votën tonë të lirë. /albeu.com/