Sali Berisha nga Gjirokastra: Partia Demokratike solli lirinë, ky na flet për krizë ekonomike (VIDEO)

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha nga Gjirokastra, ku po mban takimin e tij në kuadër të “foltores”, është shprehur se Partia Demokratike është partia që sipas tij solli lirinë.

Berisha bën edhe një historik të shkurtër të arritjeve të partisë që ai ka drejtuar prej kohësh. Ai foli gjithashtu edhe për krizën e shpallur nga kryeministri Rama, duke thënë se kjo është një krizë ekonomike.

“Shqipëria votoi e lirë, kur u votua Partia Demokratike. Ishte Partia Demokratike që solli pluralizmin politik në vend. Gjatë viteve të qeverisjes së PD, niveli i pagave ishte më i larti në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por sipas tij, me ardhjen e qeverisë Rama, vendi ka shkuar i fundit në listë. Edi Rama tani na flet për krizë. Çfarë krize more zotëri, vërtet çmimi i gazit është rritur, por ne kemi burimet tona./albeu.com