Sali Berisha në Kuvend? Flet Luljeta Bozo: Atë nuk e pengon dot njeri!

Deputetja Luljeta Bozo e zgjedhur në zgjedhjet e 25 Prillit ka folur në lidhje me zërat kundër pjesmarrjes së Sali Berishës në Kuvendin e ri.

Gjatë një interviste për Euronews, ajo deklaroi se nuk e diskuton dot vendimin “non grata” të SHBA për Berishën por shtoi se vendimin për të hyrë në Kuvend, e ka vetëm ish-kryeministri.

Pyetja:Si e shikon Bozo kërkesën e artikuluar tashmë të ndërkombëtarëve për largim nga parlamenti të Sali Berishës?

Bozo: SHBA-të që kanë marrë atë vendim kanë pasur arsye shumë të forta, nuk e diskutoj fare, aq më tepër për një person që ka drejtuar për aq vite. Nëse hyn apo jo në parlament kjo varet nga dëshira e personit vet. Atë e ka votuar populli, ndaj nuk ka asnjë që ta pengojë të hyjë në parlament. Atë e pengon vetëm vetja e tij nëse e vendos vetë, por nuk e pengon dot njeri. /albeu.com/ 


Shtuar 6.09.2021 11:02