Sali Berisha: Ilir Meta opozitar i vërtetë, Rama i ka ditët e numëruara

Pak minuta pasi Ilir Meta, tha se do të bashkëpunonte ngushtë me Sali Berishën, ky i fundit ka lëshuar deklarata pozitive ndaj ish-presidentit, duke thënë se ai është opozitar i vërtetë dhe do të bashkëpunojë me të.

“Nuk jemi ulur për aksionin opozitar. Por Ilir Meta është opozitar i vërtetë. SPAK është bërë SKAP. Do të bashkërendojmë çdo veprim me Metën dhe partinë e tij. Ne i kemi të hapura gjërat ne jua themi qytetarëve” tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha e akuzoi Ramën se në kundërshtim me ligjin firmosi shkresat me dyer të mbyllura për të vjedhur dhe theksoi se kryeministri i ka kohërat e numëruara dhe se “djegësit do djegin qeverinë e tij aty ku djegin plehërat”.

“Protesta qytetare ka kërkesat e veta dhe ne i mbështesim. Qytetarët dhe demokratët të protestojnë për një kauzë të drjëtë. Jonda mund të ishte fëmija i kujtdo nga ne. Mbështes protestën, nuk është e thirrut nga PD. Por kauzat e drejta ne i mbëhstesim, jo siç ndodhin më përpara. Nëse është protesta e drejtë do e mbështesim me gjithë mundësinë që kemi. Ka ndryshuar, e kemi shpallur në Kuvend, merr fund ajo kohë. Nëse nuk jam fizikisht jam shpirtërisht në protestë, s’ka dallim. Edhe nëse nuk jam aty përfytyroni sikur jam aty. Opozita e ka shpall armik Edi Ramën, dihet, nuk e lëvizim ne atë. Ai vazhdon me metodat grabitqare, s’do të thotë që kemi hequr dorë nga betejat, do mobilizohemi dhe do i japim atë që meriton. Epiqendër e betejës sonë do të jetë çështja e djegësve, ky zotëri ka firmosur në kundërshtim me ligjin e vendit duke patur shkresën se nuk mund të firmoste, e ka bërë me negociata të mbyllura, me vjedhje për të vjedhur. Është përgjegjësi numër 1 nuk mund të shpëtojë, i ka kohërat e numëruara dhe në mënyrë figurative djegësit do djegin qeverinë e tij aty ku djegin plehrat.I kemi me fakte dhe dokumente të gjitha.”


Shtuar 5.08.2022 12:48