Një simpatizant i Berishës në Kuçovë ka befasuar ish-kryeministrin me deklaratat e tij.
Fillimisht ai i ka bërë thirrje sekretarit të PD-së, Gazment Bardhit, që të tregohet i kujdesshëm me veprimet e tij.
“Gaz Bardhi po të flet Gaz Kokoshi nga Kuçova, tregohu i kujdesshëm”, është shprehur fillimisht qytetari.
Më pas ai i ka bërë thirrje edhe deputetëve demokratë, Grida Dumës dhe Ervin Salianjit që të mbështesin Berishën.
Në fund ai e mbyll me lëvdata për Berishën.
“Sali Berisha burrë për së mbari, në Shqipëri qëndron i pari”, përfundoi demokrati./albeu.com/