Deputeti Saimir Korreshi, përgjatë karrierës së tij politike, veçon një moment kur nuk e ka përdorur sedrën.
Këtë mëngjes, në një intervistë televizive, deputeti pendohet që vite më parë nuk votoi mikun e tij, të ndjerin Sokol Olldashi, por vendosi të përkrahte zgjedhjen e shoqërisë.
Saimir Korreshi: “Dikur për sedër, ndoshta një herë sedrën nuk e kam vënë, kam bërë një gabim politik shumë vite më parë”.
Aldo: Ke qenë me ndonjë ekip tjetër?
Saimir Korreshi: “Jo, s’kam qenë me një ekip tjetër. Kam bërë një zgjedhje midis Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës asokohe. Edhe pse kisha mik, mik Sokolin, zgjodha Lulzim Bashën se unë kam qenë bashkëpunëtor në vitet 2009-2013 në Lushnje, ai ka qenë përgjegjës qarku dhe kemi shkuar shumë. Miqësia, shoqëria ime në atë kohë u bënë me Lulzim Bashën dhe lashë sedrën mënjanë për të zgjedhur shoqërinë. Sot më kthehet pak mbrapsht”.
Aldo: Që ta kuptojmë, ti votove për Lulin?
Saimir Korreshi: “Po”.
Aldo: Kjo është një lloj, në thonjëza, ndjese që ti e bën publikisht.
Saimir Korreshi: “Po”.