Rama i kërkon ndjesë publike Mark Markut: Nuk më bën të ndjehem krenar që…

Këtë të shtunë, ish-deputet i Partisë Demokratike, Mark Marku, aktualisht pedagog në gazetari ishte i ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama.

Rama kërkoi ndjesë publike për ‘sulmet elektorale’, gjatë fushatës zgjedhore të 2021.

“Si fillim dua të kërkoj ndjesë për një arsye që nuk më bën krenar. Ndjesë se në një moment barrikadimeve gjatë fushatës së fundit në mos gabohem, ishe kandidat në Lezhë dhe unë në mitingun e Lezhës ta thoja emrin Mark Marku, por me një fjalë ironie që nuk më bën krenar sot”.

Mark Marku tregon dhe historinë e emrit të tij.

“Gjyshi im ka pasur emrin Mark. Një herë dikush më tha: Pse nuk e ndërron emrin? Po me këtë emër do të paragjykohesh. Nuk kam pse ta ndërroj. Jam mësuar me të e do më dukej sikur nuk jam ai. Problemi ka qenë në gjëndje civile. Në dokumente shkollorë ndryshonte. Kur shkova në Francë për studime”.

Pedagogu Mark Marku, fitoi në Lezhë kandidaturën e deputetit në zgjedhjen parlamentare të 25 prillit të vitit 2021,  por dha dorëheqjen nga mandati pak muaj më pas në gusht 2021.


Shtuar 20.04.2024 08:37