Safet Gjici “çon” qytetarët sërish në votime pas videoskandalit, kush janë Bashkitë e tjera ku do përsëriten zgjedhjet

Këshilli i Ministrave ka shkarkuar me urgjencë kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, pas publikimit të një videoje erotike brenda zyrave të bashkisë.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit tashmë, Safet Gjici, është filmuar duke kryer marrdhënie seskuale brenda zyrave të Bashkisë. Video e cila është regjistruar në datë 6 të këtij muaji rreth rës 16:00.

Pas bërjes publike të videos Safet Gjici në një reagim publik, pa u bërë ende i ditur lajmi për shkakimin e tij zyrtar, ka deklaruar se jep dorëheqjen, pasi me aktin e tij ka tradhtuar besimin e qytetarëve.

Por çfarë ndodh pas shkarkimit të Gjicit?

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të duhet të duhet të shpallë brenda 4 javëve datën e re të zgjedhjeve për Bashkinë e Kukësit. Kujtojmë që në zgjedhjet e 14 majit Safet Gjici mori 11632 vta thënë ndryshe 49.7% të votave, përballë kandidatit të koalivionit Bashkë Fitojmë, Admir Sinemati i cili mori 9562 vota, ndërsa kandidati i Partisë për Integrim dhe Europianizim të Shqipërisë, Abedin Oruçi mori 2180 vota.

Zgjedhje edhe në Bashkinë e Rrogozhinës

Bashkia e Kukësit nuk do të jetë e vetmja ku do të zhvillohen sërish zgjedhje, pasi edhe në Bashkinë e Rrogozhinës qytetarët do të duhet të drejtohen përsëri drejt kutive të votimit pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

Një ditë më parë Kolegji Zgjedhr vendosi përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës, pas shkeljeve të gjetura në kutitë e votime të 14 majit.

Kujtojmë që në 14 maj u shpall fitues kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla, i cili mori 5129 vota, kundrejt 5108 votave që mori kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

Drejt përsëritjes së zgjedhjeve edhe Bashkia e Himarës

Ndërkohë përsëritje zgjedhjesh mund të kemi edhe në Bashkinë e Himarës, pasi është drejt skadencës afati për betimin para Këshillit Bashkiak i Fredi Belerit, i cili edhe pse u arresua dy ditë para zgjedhjeve u shpall fitues.

Kujtojmë që Fredi Beleri u arrestua nga policia dy ditë para zgjedhjeve me akuzën e blerjes së votave, ndërkohë që vijon të jetë në burg.

Sipas Kodit Zgjedhor, nëse fituesi i zgjedhjeve brenda 45 ditësh nuk bën betimin para Këshillit Bashkiak, Këshilli i Ministrave e shkarkon, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Duhet theksuar se Belerit i kanë ngelur në dispozicion edhe 13 ditë për të bërë betimin, në të undërt Presidentit të Republikës do i duhet që brenda katër javëve të shpallë datën për zhvillimin e zgjedhjeve edhe në këtë bashki.

 


Shtuar 16.06.2023 16:52