A e dini se vetëm tre specie në botë mund të puthen? Shimpanzetë, bonobotë dhe njerëzit, të cilët me kalimin e viteve duket se e harrojnë atë. Nëse jeni në një lidhje afatgjatë, e dini që shumica e puthjeve që shkëmbeni janë të nxituara. Njëri përgatitet të dalë nga shtëpia dhe jep një puthje të shpejtë që zgjat jo më shumë se dy sekonda. Të paktën ju e dini që nuk jeni vetëm, pasi sipas hulumtimit, një në pesë çifte të martuara puthen më pak se një herë në muaj dhe 40% e tyre puthen për më pak se 5 sekonda.
Lajmi i mirë është se nëse keni pak më shumë kohë për këtë zakon të bukur, puthjet që jepni me partnerin tuaj mund të përmirësojnë marrëdhënien tuaj.
Sipas psikologut, Dr. John Gottman, nëse kaloni gjashtë sekonda duke puthur partnerin tuaj, mund të zhvilloni marrëdhënien tuaj, duke qenë edhe një ushtrim ndërgjegjësimi.
Cila është puthja e 6 sekondave?
Është pikërisht ajo që thotë emri i saj, një puthje që zgjat gjashtë sekonda, me synimin për të kontaktuar më shumë me partnerin, pa pasur nevojë të hapni biseda të thella që mund t’ju rëndojnë. Sa më shpesh ta praktikoni në marrëdhënien tuaj, mund të bëhet një ritual që do t’ju sjellë dobi. Arsyeja pse Dr. John Gottman sugjeron gjashtë sekonda, sepse është koha e mjaftueshme për të krijuar një moment lidhjeje dhe për të hequr ngutje nga koka juaj, ndërkohë që i kushtoni partnerit tuaj vëmendjen e plotë. Dhe gjëja më e mirë është se është një lëvizje që mund të bëhet çdo ditë pa kërkuar shumë kohë nga dita juaj.
Përfitimet janë si më poshtë:
Krijon një ritual lidhjeje
Rrit kontaktin fizik
Rrit butësinë dhe admirimin
Ndërton vlerësim mes jush
Rrit oksitocinën – hormonin e dashurisë
Mund të çojë në seks
Në fakt, duke praktikuar puthjen e gjashtë sekondave, gruaja mund të përjetojë orgazma më të mira.