Kur ka kaluar 1 muaj nga dasma në Como të Italisë, Arbana Osmanit i kanë mbërritur të gjitha fotot.
E duke qenë se nuk po i publikon pasi janë njëra më e bukur se tjetra, kanë mbetur ‘stok’ në telefonin e saj.
Moderatorja tregoi sot përmes disa fotove ngjarjet e javës, e në fund të galerisë ishin dhe të gjitha fotot nga ceremonia në Itali, të cilat nuk kishin si t’i shpëtonin syrit tonë.
Nuk dihet nëse këto foto do dalin nga kamera e moderatores, e do shpërndahen edhe për publikun… por ne do presim, ashtu siç pritëm të shihnim copëzat nga dasma e saj./Albeu.com.