Sa qytetarë janë vaksinuar deri tani në Shqipëri?

Që nga fillimi i fushatës, janë kryer 765,643 vaksinime kundër koronavirusit.

“Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit”, kështu shprehet ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“765 643 vaksinime të kryera që prej fillimit të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”,  vijojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit”, shkruan Manastirliu.

6600 doza vaksinash janë kryer ditën e sotme në vend, duke e çuar shifrën totale të vaksinimeve në 765.643.

 


Shtuar 28.05.2021 20:55