Një dush i nxehtë menjëherë pas zgjimit mund t’ju japë energji për ta nisur ditën mirë. Por nëse doni të përmirësoni cilësinë e gjumit, këshillohet që të bëni dush pasdite ose në mbrëmje.
Dushi përcakton shumë se sa dhe nëse do të relaksoheni pasi temperatura e trupit luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e ritmit cirkadian, ‘ora biologjike’ që përcakton kur ndihemi të përgjumur dhe kur jemi vigjilent. Kështu që ju mund të përdorni ujin e ngrohtë për të sjellë relaksimin e dëshiruar që ju nevojitet para gjumit. Rënia e temperaturës së trupit menjëherë pas dushit do të veprojë si një “këmbanë” për trupin tuaj se është koha për të fjetur.
Por kur është koha ideale për të bërë dush? Sipas ekspertëve, nuk duhet të bëni dush menjëherë para se të shkoni në shtrat, pasi në këtë rast temperatura e trupit do të jetë mjaft e lartë dhe kjo nuk do t’ju ndihmojë të flini lehtë. Prandaj duhet të bëni dush pasdite ose herët në mbrëmje, mundësisht për rreth 20 minuta, në mënyrë që të ketë kohë që temperatura e trupit të rritet. Në kohën që vijon, temperatura e trupit gradualisht do të bjerë.
Dushi 1.5 orë para gjumit është ideal në mënyrë që në momentin që të bini në shtrat trupi të jetë i freskët dhe gati për gjumë!