Sa e rrezikshme është të pini kafe me stomakun bosh?

Kafeja është një nga pijet më të njohura që numëron miliona konsumues në mbarë botën. Janë të panumërta lloje kafeje dhe varietete që plotësojnë të gjitha shijet, ndërkohë që është “pija” magjike e mëngjesit për shumicën. Por, është e rëndësishme të dimë se çfarë ndodh me stomakun tonë nëse pimë kafe në mëngjes plotësisht të agjëruar.

Fillimisht, HealthLine pohon se të nisësh ditën duke pirë kafe nuk është aspak gjë e keqe! Siç duket, kafeja mund t’ju ngrejë humorin dhe t’ju zgjojë mendjen, dhe nëse nuk shtoni qumësht dhe sheqer, mund t’ju ndihmojë gjithashtu të humbni peshë. Mund t’ju mbrojë edhe nga diabeti dhe Alzheimeri. Megjithatë, shumë është dëgjuar për konsumimin e kafesë me stomakun bosh dhe se sa e dëmshme mund të jetë ajo dhe ndoshta në fund nuk duket të jetë e vërtetë. Ka pak lidhje shkencore midis kafesë dhe problemeve me tretjen, nëse e pini atë me stomakun bosh apo jo. Në thelb, pretendohet se konsumimi i kafesë ose me stomakun bosh ose me stomakun plot shkakton të njëjtat simptoma.

Duket se një pjesë e njerëzve përjetojnë rregullisht urth, të vjella ose dispepsi, shpeshtësia dhe ashpërsia e këtyre simptomave mbeten konstante pavarësisht nëse e pinë atë me stomakun bosh apo me ushqim. Sigurisht, për shkak se çdo person është i veçantë, duhet të shohë atë që i shkon më shumë dhe të “dëgjojë” trupin e tij dhe nëse e sheh të nevojshme të konsultohet me një nutricionist./albeu.com


Shtuar 5.02.2022 08:45