Për javën që presi përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Orët me diell dhe temperatura jo tepër të larta si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të kohës.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe kthjellime. Përgjatë relieveve kodrinore- malore hera-herës do të ketë prezente reshje shiu të dobta dhe të izoluara.
Gjatë Ditës së Martë vlen për tu theksuar si relativisht problematik elementi i erës, e cila do të jetë me rrahje dhe hera herës në orët e mesditës fiton shpejtësi 15-16m/s në bregdetin e jugut.
Në ditët në vijim era do të fryjë me drejtim jugperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 13m/s. Valëzimi në dete në pjesën më të madhe të ditëve do të jetë i Forcës 2-3ballë.
Temperaturat do të arrijnë në vlerat e minimales ditën e Hënë, Peshkopia 12°C dhe në vlerat maksimale ditën e Premte kryesisht në zonat e ulta si Elbasani dhe Tirana me 37°C, Berati me 38°C, Gjirokastra 39°C.