Rusia sulmoi në kufijtë e NATO-s, po tani?

The New York Times

Rusia nisi një breshëri sulmesh kundër një baze ushtarake në Ukrainë, vetëm 11 milje larg kufirit me Poloninë. Rreth 1000 vullnetarë që kishin mbërritur për të ndihmuar Ukrainën besohet se po trajnoheshin në bazë.

“I gjithë qielli ishte mbuluar nga tymi,” tha një dëshmitar.

Zyrtarët perëndimorë thanë se sulmi nuk ishte thjesht një shtrirje më e madhe gjeografike e pushtimit rus, por edhe një ndryshim taktikash në një luftë që mund të shndërrohet në një konflikt më të madh europian.

Zyrtarët e Pentagonit dhe NATO-s përsëritën edhe njëherë faktin se nuk kishin ndërmend të përballeshin drejtpërdrejt me forcat ruse në Ukrainë. Por ata po dërgojnë furnizime ushtarake ndërsa Rusia nga ana tjetër i ka konsideruar ato autokolona si objektiva legjitime.

Baza ushtarake që u godit nga forcat ruse ishte një qendër për trupat ushtarake perëndimore për të trajnuar forcat ukrainase që nga viti 2015. Deri dje, Rusia ka sulmuar pa dallim zonat civile. Por kur bombardoi bazën ushtarake në perëndim, Rusia vazhdoi të ndëshkonte ukrainasit e zakonshëm, duke përfshirë edhe sulmin në një tren në Ukrainën lindore në të cilin ndodheshin më shumë se 100 fëmijë që po përpiqeshin ti shpëtonit agresionit rus.

Bisedimet e paqes pritet të vazhdojnë gjatë ditës së sotme.

Të paktën 596 civilë kanë vdekur, përfshirë 43 fëmijë, dhe 1,067 civilë të tjerë kanë mbetur të plagosur, sipas OKB-së, ndërsa numri i vdekjeve nga zyrtarët ukrainas është shumë më i lartë, me rreth 2,187 viktima në qytetin e Mariupolit që nga fillimi i luftës.

Zyrtarët perëndimorë vazhdojnë të refuzojnë kërkesat e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të bllokuar hapësirën ajrore. Një zonë ndalim-fluturimi, sipas një zëdhënësi tëPentagonit, do të thotë “luftë” ju duhet të jeni të gatshëm për të qëlluar dhe të përgatitur për t’u qëlluar”.