Ministria ruse e mbrojtjes thotë se korridoret humanitare do të hapen në orën 10:00 me orën e Moskës (07:00 GMT) të shtunën nga qytetet Mariupol dhe Volnovakha të Ukrainës.
Një “regjim qetësie” do të zbatohet që popullata civile të largohet nga qytetet dhe është rënë dakord me autoritetet ukrainase, tha ministria e mbrojtjes sipas mediave ruse.
Edhe Ukraina ka konfirmuar armëpushimin e përkohshëm në dy qytete, nga kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk, Pavlo Kirilenko.
Ai konfirmon armëpushimin e përkohshëm nga ora 09:00 me orën lokale (07:00 GMT) dhe thotë se administrata e tij aktualisht po punon për detajet e evakuimit.