Rusia: Riparimet e urës së Krimesë do të përfundojnë në korrik 2023

Riparimet e urës së dëmtuar midis Krimesë së aneksuar dhe Rusisë jugore do të përfundojnë deri në korrik 2023, thuhet në një dokument të publikuar në faqen e internetit të qeverisë ruse.

Ura e Kerchit, një projekt vitrinë e qeverisjes së presidentit rus Vladimir Putin, u dëmtua në një shpërthim që Moska fajësoi Ukrainën.

Rusia tha se tre persona u vranë në shpërthimin që ia atribuoi një kamioni me bombë.

Disa zyrtarë ukrainas festuan incidentin, por Kievi nuk e ka marrë përgjegjësinë./albeu.com


Shtuar 14.10.2022 10:34