Rusia pretendon se Moska ishte objektiv i një sulmi me dron në orët e para të mëngjesit sot.
Sulmi dyshohet se eëhtë bërë nga Ukraina. Sulmi shkaktoi dëme materiale “të vogla” në ndërtesa, por pa viktima, njoftoi kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sabianin .
“Në mëngjes, në agim, një sulm me dron ka shkaktuar dëme të vogla materiale në ndërtesa. Shërbimet e urgjencës së qytetit kanë nxituar në vendngjarje (…) Askush nuk është lënduar rëndë , të paktën bazuar në informacionin “deri tani”, tha kryebashkiaku përmes Telegram.
Sipas kanaleve ruse në platformën Telegram, katër nga dhjetë UAV që lëviznin drejt kryeqytetit rus u rrëzuan.
This morning, as a result of a drone attack, several buildings suffered minor damage, #Moscow Mayor Sobyanin said.
Emergency services operate on Leninsky Prospekt in Moscow, reports Russian media. pic.twitter.com/31CGkD0mDt
— NEXTA (@nexta_tv) May 30, 2023
Sulmi me dronë në Moskë vjen pas sulmeve me dronë gjatë natës në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku të paktën një person raportohet se është vrarë.
Zyrtarët ukrainas thanë se disa ndërtesa janë përfshirë nga zjarri, duke shtuar se mbrojtja ajrore ukrainase ka shkatërruar mbi 20 dronë.
/albeu.com/