Rusia mund të pranojë Bitcoin nga disa vende si pagesë për naftën dhe gazin, sipas një zyrtari të lartë.
Vendet “miqësore” gjithashtu mund të lejohen të paguajnë në monedhat e tyre lokale.
Zavalny, i cili kryeson komitetin e Dumës Shtetërore të Rusisë për energjinë, përmendi Kinën dhe Turqinë si ndër vendet që “nuk ishin të përfshirë në presionin e sanksioneve”.
Në fillim të kësaj jave, presidenti rus Vladimir Putin tha se ai dëshironte që vendet “jomiqësore” të blejnë gazin e saj me rubla.
Lëvizja mendohet se synon të nxisë monedhën ruse, e cila ka humbur mbi 20% në vlerë këtë vit. Rusia është eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror dhe furnizuesi i dytë më i madh i naftës.