Rusia mohon në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, masakrën në Bucha

Përfaqësuesi rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vasily Nebenzya, ka hedhur poshtë akuzat për krime lufte nga trupat ruse në Bucha, duke argumentuar se ka “mospërputhje flagrante në ngjarjet e treguara nga mediat ukrainase dhe perëndimore”.

Ai pohoi se kufomat e gjetura nga gazetarët në qytetin ukrainas nuk ishin aty menjëherë pas tërheqjes së forcave ruse,  duke shtuar se kjo u “konfirmua nga disa video”.

Nebenzya shtoi: “Kufomat në asnjë mënyrë nuk ngjajnë me ato që mund të qëndronin në rrugë për tre ose katër ditë”.

Megjithatë, imazhet satelitore të konfirmuara nga BBC duket se tregojnë trupa në rrugën në Bucha gati dy javë përpara se rusët të largoheshin nga qyteti.