Rusia kërkon që Google të ndalojë përhapjen e “kërcënimeve” kundër qytetarëve

Rregullatori rus i komunikimit ka kërkuar nga Google të ndalojë përhapjen e “kërcënimeve” kundër qytetarëve rusë në YouTube.

Roskomnadzor tha të premten se platforma e ndarjes së videove po kërcënonte jetën dhe shëndetin e qytetarëve të vendit dhe se shpërndarja e tyre ishte dëshmi e qëndrimit anti-rus të gjigantit të teknologjisë amerikane.

Google nuk i është përgjigjur një kërkese për koment të bërë nga Reuters.


Shtuar 18.03.2022 12:30