Rusia i vë ultimatum Ukrainës, kërkon dorëzimin e Mariupolit

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se Ukraina ka kohë deri në orët e para të 21 marsit për të dhënë përgjigjen e saj për dorëzimin e Mariupolit, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA, raporton SkyNews.

Presidenti Zelenskyy ka qenë i bindur se Ukraina nuk do të pranojë asnjë kusht paqeje që komprometon integritetin e saj territorial.

Kujtojmë se Mariupol është një nga qytetet ku po zhvillohen luftimet më të ashpra mes ushtrisë ruse dhe ukrainase. Megjithatë, qyteti mbetet nën kontrollin e Ukrainës./albeu.com

Shtuar 20.03.2022 21:19