Rusia e mohon: Nuk i kemi kërkuar ndihmë ushtarake Kinës!

Rusia ka mohuar t’i ketë kërkuar ndihmë ushtarake, Kinës.

Zëdhënësi Dmitry Peskov thotë se Rusia nuk i ka kërkuar ndihmë ushtarake Kinës dhe se ajo ka “potencial të pavarur për të vazhduar operacionin e saj special në Ukrainë”.

Ai thotë se planet e Rusisë për operacionin në Ukrainë do të “realizohen plotësisht” dhe në përputhje me orarin fillestar.

Kremlini ka thënë gjithashtu se komentet nga SHBA-ja dhe BE-ja në lidhje me operacionin që nuk shkon siç do të dëshironte presidenti Vladimir Putin, janë vërejtur në Moskë, sipas Reuters./albeu.com


Shtuar 14.03.2022 13:53