Fabrika e Azovstal në Mariupol është përballur me sulme të rregullta nga artileria ruse.
Kujtojmë se Rusia ka rifilluar sulmin e saj në kompleksin industrial Azovstal pas një armëpushimi që lejoi largimin e qindra civilëve.
Sipas agjencisë së lajmeve RIA, Ministria ruse e Mbrojtjes tha të martën se trupat ruse filluan të bombardojnë fabrikën e çelikut në Mariupol pasi ushtarët ukrainas u zhvendosën në pozicionet e qitjes.
Me shpalljen e armëpushimit, “përfituan ushtarakët e Azov dhe ukrainas, të vendosur në uzinë. Ata dolën nga bodrumi, zunë pozicione zjarri në territor dhe në ndërtesat e fabrikës. Tani njësitë e ushtrisë ruse dhe Republikës Popullore të Donetskut, duke përdorur artileri dhe aviacion, kanë filluar të shkatërrojnë këto pozicione zjarri”, tha ministria për agjencinë e lajmeve RIA.