Rusia akuzon Ukrainën se tentoi ta sulmojë Kremlinin me dronë

Autoritetet ruse e akuzuan Ukrainën të mërkurën, më 3 maj, se kishte tentuar ta sulmonte Kremlinin me dy dronë gjatë natës në një përpjekje për ta vrarë presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin.

Kremlini e cilësoi sulmin e pretenduar një “akt terrorist” dhe tha se forcat ushtarake dhe të sigurisë ruse i ndaluan dronët përpara se të kryhej sulmi.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë të transmetuar nga agjencitë shtetërore ruse të lajmeve, Kremlini tha se nuk pati viktima.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, RIA Novosti, se Putini nuk ishte në Kremlin në atë kohë dhe po punonte nga rezidenca e tij në Novo-Ogaryovo.

Kremlini shtoi se Putini është i sigurt dhe se agjenda e tij mbetet e pandryshuar.

Autoritetet ukrainase ende nuk kanë reaguar ndaj këtyre pretendimeve të bëra nga Rusia, për të cilat Kremlini nuk paraqiti asnjë dëshmi për incidentin dhe në deklaratën e publikuar nuk u dhanë shumë detaje.

Agjencia ruse e lajmeve, Tass, shkruan se në këtë deklaratë thuhet se Kremlini e konsideron këtë ngjarje si një përpjekje të qëllimshme për ta vrarë Putinin përpara Ditës së Fitores që Rusia e feston më 9 maj.

Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov, tha se një paradë ushtarake do të zhvillohet atë ditë, ashtu siç ishte planifikuar më parë.

Rusia do të përgjigjet “kur dhe ku e sheh të arsyeshme”, thuhet më tutje në këtë deklaratë, sipas Tass.


Shtuar më 3.05.2023 15:16

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş